)(

albanianphotoshqiptaretiranadigital photographyphotography in albaniashqiperiashqipplazhalbannatyraadelinakosovaskenderajmaqedoniagentacelebritiesartvipvideodurresiprishtinaUCKflamurimuzikefilmaprizrenisexnora istrefialbania mapulqinialbaniafantaziashkodrabukurosheshkupitravel in albaniawhite & Whiteblerozajminaelizagreta kocibregdetikartolinabalkansvlorascreensaverwallpaperkombetarjastupcatsportelbasanisexymakinavajzatopmodelnudepartytetovasoniartistberaticameriaepiruselvanapersonazhecelebritetekafshevideoklipeshqiperibleonaalbaniendardaniawindowsshqiponjakengetarepreshevaalketaarberialeonorafutbollkorcabikinisarandaalbanianscelularekosovoiliridaportokalliphotos from albaniaalbania viewfotografi shqiptarelingerievida guerraswimwearaferdita dreshajmiss universekledi kadiuheidi klumadriana limaKeeley HazellMonica Belluci Picsvideo clipskenga magjikeballkanifilma shqiptarealbanian forumskomunitetipolitikeekonomi biznesshkencekultureletersiteologjisporti shqiptarmuzikeinformatikewebmaster shqiptareHow To Make Money OnLinevipat shqiptarevideo klipe shqiptarealbanian wallpaperswww albaniawww shqiperiafilmimeTuePlay - Entertanment Networkkenge mp3mp3 falasMuzik Mp3 Shqipmuzike shqipAlbaniaxbig painters

)(

Veshje speciale, per mbremje te vecantaEdhe mua shume te bukura sikur ta kisha njerin nga keto ta vishja ne party me 1 shtator lolFundjava.com The best veshje te bukura po sjan per parti hello katundi edhe as nje vajze qe kam par un ne party qe ato veshje nuk ju bejn se skeni trupin e duhur Albanian Yellow Pages in the UK Welcome to Albaniancontacts.com Britain's first Guide to Albanian Businesses and Services Do not miss out When you advertise your business or service with albaniancontacts.com you can guarantee value for money. We offer you great customer service and are looking forward to talking to you about advertising your business. Please feel free to contact us using the details below: Albaniancontacts Albanian Yllow Pages in the UK Ka nisur njëri ndër projektet më të mëdha të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar që do t'i japë fund komunikimit provincial 20. 000 kopie Mënyra e vetme që msazhi juaj të shkojë në mënyrën më profesionale në çdo shtëpi të shqiptarëve ...që të mos pyesni të afërmit tuaj për ndonjë numër telefoni apo për ndonjë shërbim... bëhuni pjesë e Albanian Yellow Pages in the UK A jeniPërkthyes/e Kuzhinier/e Kamerier/e Banakier/e Punëtor/e Kujdestar/e fëmijësh Bojaxhi Pllasterxhi Hidraulik Mekanik Marangoz Punues kopshtesh Pllakaxhi Murator Elektricist Berber Parukier/e Instruktor makine Roje Designer Programues faqesh interneti Teknik/e kompiuterash rregullues satelitësh Muzikant/e DJ Shofer/e Mësues/e privat Etj etj Dëshironi të gjeni apo të ndryshoni punë? Dëshironi të gjeni ndonjë punë ekstra? Me vetëm £30 në vit vendosni biznes kartën tuaj në albaniancontacts.com Publikimi në web-site bëhet falas 20 000 Katalogje do të shpërndahen në të gjithë Britaninë e Madhe Kontaktoni sa më parë: Gjithsej 5 persona jane shpallur fajtore, mes te cileve dy shqiptaret qe konsiderohen si “truri” i grabitjes më të madhe në historinë e Britanisë
Pese persona jane shpallur fajtore, mes te cileve dy shqiptare, per vjedhjen e 53 milion paundeve, rrembim personi dhe armembajtje pa leje, ngjarje e ndodhur ne Kent ne Anglise ne vitin 2006. Te pese grabitesit, mes te cileve, Jetmir Buçpapaj 26 vjeç dhe Emir Hysenaj, 28 vjeç pritet te perballen gjate dites se marte me vendimin e gjykates ne Angli. Dy emigrantët shqiptarë konsiderohen si “truri” i grabitjes më të madhe të shënuar në historinë e Britanisë së Madhe. Jetmir Hysenaj, punonjës në depon ku u grabitën 53 milionë paund, ishte pikërisht personi që përcolli informacionin e saktë për hyrje-daljet në kasafortën e parave. Policia tha gjithashtu se, disa javë para se të ndodhte supergrabitja, ai filmoi me kamera brenda depos ku ishte punësuar prej disa kohësh. Ndërsa Jetmir Buçpapa, shoku i ngushtë i tij, për disa muaj me radhë ishte koordinatori i veprimeve me këtë të fundit dhe grupit të anglezëve, që ekzekutuan më pas planin për vjedhjen e një shume prej 53 milionë paundësh. Mes pese te denuar jane dy shqiptare. Jetmir Bucpapa 26 vjec dhe Jetmir Hysenaj 28 vjec. Bucpapa u denua me 15 vjet burg ndersa Hysenaj me 10 vjet burg
Eshte dhene pak me pare denimi per pese fajtoret e grabitjes me te madhe ne historine e Londres ne 21 shkurt 2006. Mes pese te denuar jane dy shqiptare. Jetmir Bucpapa 26 vjec dhe Jetmir Hysenaj 28 vjec. Sipas gazetares Eva Kushova qe raporton per News24 nga Londra, Bucpapa u denua me 15 vjet burg ndersa Hysenaj me 10 vjet burg. Ky I fundit eshte denuar me me pak vite burg se 4 personat e tjere te shpallur fajtore per kete ngjarje, pasi ai vete nuk mori pjese ne kete aksion, por duke qene punonjes i sigurise ne depo ka ndihmuar grupin e krimineleve.
Ishte pikerisht personi qe percolli informacionin e sakte per hyrje-daljet ne kasaforten e parave. Policia tha gjithashtu se, disa jave para se te ndodhte supergrabitja, ai filmoi me kamera brenda depos ku ishte punesuar prej disa kohesh. Ndersa Jetmir Buçpapa, shoku i ngushte i tij, per disa muaj me radhe ishte koordinatori i veprimeve me kete te fundit dhe grupit te anglezeve, qe ekzekutuan me pas planin per vjedhjen e nje shume prej 53 milione paundesh Ministria e Brendshme britanike sqaron se cilët të huaj do të mund të përfitojnë nga ndryshimet e ligjit Britania e Madhe, rregulla "të acarta" për emigrantët Aplikimi i paketës së re pritet të fillojë në muajin mars Në mars të këtij viti sistemi emigrator në Mbretërinë e Bashkuar do të ndryshojë thuajse rrënjësisht. Një gjë të tillë e ka pranuar edhe vetë Sekretarja e "Home Office" ose ministrja e Brendshme britanike, Xheki Smith. Specialisti i Emigracionit në Ministrinë e Punës, Durim Hatibi, duke iu referuar materialeve zyrtare saktëson se në listën e ndryshimeve të pritshme, ata që goditen më shumë janë punëtorët e pakualifikuar, që u drejtohen kufijve të Britanisë së Madhe me ëndrrën për një jetë më të mirë. Këta punëtorë të padiplomuar dhe pa kualifikime të tjera në drejtim të edukimit të tyre, të ardhur nga vende jo anëtare të Bashkimit Evropian, nuk do të mund të gjejnë më hapësira në sistemin e ri të hartuar nga qeveria britanike. Kjo e fundit ka parashtruar në idenë e vet të ndryshimit të politikave emigratore preferencën për thithjen e sa më shumë punëtorëve të kualifikuar në fusha të ndryshme, ku ka më shumë nevojë Britania. Sekretarja Smith në këtë linjë u shpreh se qeveria duhet të baraspeshojë nevojat për emigrimin me nevojën për të kontrolluar kufijtë kombëtarë, duke deklaruar se MB duhet të sigurohet që vetëm njerëzit për të cilët vendi ka nevojë të lejohen të vijnë. Sekretarja e "Home Office" e MB, Xheki Smith, përvijoi disa nga kolonat e sistemit të ri emigrator të këtij vendi, në një fjalim të mbajtur në "The London School of Economics". Ajo trajtoi rregullat e reja të emigrimit, që do të hyjnë në fuqi duke filluar nga ky vit. Këtu do të përfshihen edhe kërkesa e njohjes së anglishtes nga kandidatët emigrantë, karta të detyrueshme identifikimi për shtetasit e huaj që jetojnë në MB, rregulla më të rrepta për të sjellë bashkëshortet e huaja atje, si dhe hollësira të sistemit të ri, bazuar në pikëzim. Sistemi me kolona "Ky sistem do të vihet në jetë në muajt e parë të vitit 2008, duke shpalosur qartë aftësitë që duam të tërheqim në MB, si dhe kushtet që duhet të plotësojnë këta persona para se të vijnë këtu. Pesë nivele, apo "Kolona" do të mbulojnë kategoritë e ndryshme të aftësive për emigrantët kandidatë përtej Zonës Ekonomike Evropiane, me kritere të qarta të vendosura. Kjo do të bëjë që të ndahen se për cilët kemi nevojë dhe për cilët jo". Janë këto fjalët e ministres Smith. Ajo shpjegoi se Kolona 1 do të jetë për emigrantët tepër të kualifikuar, cilësitë dhe përvoja e të cilëve do t`u mundësonte të ngrinin biznese të reja, apo të punonin në fusha tepër të specializuara. Kolona 1 do të zëvendësojë mes të tjerash Programin e Emigrantëve Tepër të Kualifikuar. "Kolona 1 do të fillojë të funksionojë në mars të këtij viti. Ajo do të zëvendësojë tetë rrugë emigratore për sipërmarrës dhe titullarë biznesi. Kjo do të thotë se që të kualifikohesh për hyrje, të gjithë kërkuesit do të duhet të mbledhin pikë bazuar në aftësitë, kualifikimet, aftësitë në anglisht, statusin financiar dhe pajtueshmërinë me ligjin", shpjegoi Smith. Ajo vazhdoi në përshkrimin e katër kolonave të tjera, duke deklaruar befasisht se Kolona 3 e paracaktuar për punëtorët me kualifikime të ulëta do të pezullohej. Raportimet e mëparshme në shtyp flisnin se në fakt do të ishte më e lehtë të vije në MB si punëtor jo shumë i kualifikuar, sipas sistemit të ri të pikëzimit, kryesisht falë nevojave për t`u përgatitur për Lojërat e ardhme Olimpike. "Kolona 2 do të jetë për punëtorët e kualifikuar për të plotësuar vende pune në sektorë, ku ka mangësi të punëtorëve rezidentë në fusha si inxhinieria, IT dhe arsimi. Kolona 3 mbulon punëtorët jo shumë të kualifikuar. Kështu, fleksibiliteti i sistemit provohet nga fakti se tashmë kemi marrë vendimin ta pezullojmë këtë nivel, pasi mendojmë se emigrimi nga BE po na ofron punëtorët për të cilët ka nevojë tregu ynë në këtë aspekt. Kolona 4 do të jetë për studentët ndërkombëtarë, që i sjellin përfitime kaq të mëdha MB-së, ndërkohë që ajo 5 do të mbulojë punëtorët e përkohshëm", vijon më tej Smith me shpjegimin e saj për sistemin e ri. Skemat e emigrimit aktual, si ajo e Punëtorëve të Bujqësisë dhe Skema e Bazuar në Sektorë, do të anulohen kur të hyjë në fuqi Kolona 3. Industria e agrikulturës në MB, sipas ekspertëve të fushës, nuk mund të jetë e kënaqur nga ky vendim. Kjo, pasi ata mendojnë se BE-ja nuk mund të ofrojë punëtorë të mjaftueshëm për të plotësuar të gjitha nevojat e këtij sektori. Skema e lançuar tani vonë e Të Diplomuarve Ndërkombëtarë do të zëvendësohet nga Kolona 4. Smith deklaroi gjithashtu se Komiteti Këshillimor për Emigrimin do të asistojë qeverinë në identifikimin e sektorëve dhe profesioneve specifike, ku do të ketë mangësi të fuqisë punëtore. "Këshillat e tij do të na ndihmojnë të vendosim se cilave aftësi u duhen dhënë pikë dhe cilave jo, kështu që ne do të mund të menaxhojmë emigrimin e punës efektivisht", u shpreh ajo. Përfitimet Ministrja Smith, pavarësisht shtrëngesave që do t`i bëhen sistemit emigrator në Mbretërinë e Bashkuar, ka ngritur lart ndihmesën e emigrantëve për zhvillimin e Britanisë përgjatë të gjithë historisë së saj. "Historia jonë, ajo e vjetra dhe modernia, është e pasur me shembuj se si rritja ekonomike është mbështetur, madje e siguruar nga fuqia punëtore emigratore. Sot, punëtorët emigrantë po plotësojnë mangësitë e aftësive dhe po rrinë përkrah kërkesave të tregut të punës", u shpreh Smith. Ajo pohoi se "emigrantët po mbështesin shërbimet publike, duke punuar te Shërbimi Kombëtar i Shëndetit. Ata po krijojnë biznese dhe vende pune të reja. Kontributi i tyre fiskal neto është krahasimisht më i madh se ai i personave të lindur në Mbretërinë e Bashkuar". Sipas Sekretares së "Home Office", nëse do të ndalohej, ashtu me një të rënë lapsi, emigrimi në Britaninë e Madhe, efektet negative do të ishin të rrufeshme. "Vitin e shkuar, emigrimi kontribuoi me afërsisht gjashtë miliardë paund në rritjen ekonomike", tha Smith. Ajo shtoi se nëse emigrimi neto do të ndalohej, niveli i rritjes tonë do të binte me 5 për qind, madje që në të dy vitet pasues". Sidoqoftë, sekretarja Smith u shpreh se qeveria duhet të baraspeshojë nevojat për emigrimin me domosdoshmërinë për të kontrolluar kufijtë kombëtarë. Ajo deklaroi se MB duhet të sigurohet që vetëm njerëzit për të cilët ka nevojë ky vend duhet të lejohen të vijnë dhe të jetojnë atje. Po kështu ajo shtoi se në vend të 80 rrugëve të vlerësuara për të ardhur në MB, siç ekzistojnë aktualisht, do të ketë vetëm një sistem të bazuar në pikëzim. Detyrimi Njohja e gjuhës angleze, kusht i panegociueshëm Njohja e anglishtes do të jetë një kusht i panegociueshëm për autoritetet britanike, për të gjithë ata që duan të sigurojnë një të ardhme në këtë vend. Emigrantëve që bëjnë pjesë në Kolonën 1&2 do t`u kërkohet të provojnë aftësitë në gjuhën angleze. Aktualisht, emigrantëve u kërkohet që të provojnë njohjen e anglishtes vetëm kur paraqesin kërkesë për leje të vazhdueshme qëndrimi, apo për marrjen e shtetësisë. "Kjo nuk është kërkesë e bërë kuturu. Ne e njohim vlerën e emigrantëve që janë në gjendje të bëjnë përpara në MB, të integrohen në bashkësitë vendore, të mbrojnë vetveten nga shfrytëzimi. Zotërimi i rrjedhshëm i anglishtes i rrit shanset e secilit për t`u punësuar me 1/5, duke pasur një ndikim të ngjashëm edhe në realizimin e të ardhurave", u shpreh sekretarja e "Home Office". Smith tha gjithashtu se po propozon që bashkëshortet e emigrantëve të huaj që jetojnë në Britani duhet të provojnë një njohje bazë të gjuhës, nëse synojnë të sistemohen në këtë vend. "Vitin e kaluar, afro 50000 njerëz u pranuan në MB si të fejuar, apo bashkëshortë. Mendoj se është e drejtë që tani ne duhet të realizojmë pritshmëritë tona, që ato të mund të flasin anglisht, para se të vijnë këtu", shpjegoi më tej Smith. A. Rr. Kundërshtimi Ndryshimet ligjore në tabelë qitje nga kritikat Paketa e re me sistemin e ndryshuar për emigracionin në Britaninë e Madhe mendohet se do të ketë një numër shumë të madh kundërshtarësh dhe nuk do të arrijë të aplikohet aq lehtë nga ana e qeverisë. Një gjë e tillë u testua që në momentin e parë të prezantimit të saj nga sekretarja e "Home Office", Smith. Gjatë "pyetje-përgjigjeve" që vijuan fjalën e Sekretares Smith u përvijuan disa prej pyetjeve "me spec". Filip Legraine, gazetar dhe autori i shkrimit "Emigrantët: vendi juaj ka nevojë për ata" ishte veçanërisht kritik, lidhur me rregullat e reja imigratore. "Sipas Kolonës 1 ti ke nevojë për një diplomë universitare, që do të thotë se ke larguar një `Bill Geits të ri`,tha Legraine. Kjo do të thotë, vijoi ai, se nëse Riçard Bronsoni (sipërmarrës multimiliarder britanik) do të kish lindur jashtë, nuk do të lejohej të vinte tek ne. Kjo do të thotë se babai i Barabak Obamasë, duke qenë një bari kenian dhish nuk do të lejohej të vinte. A nuk do të kish qenë kjo një humbje e madhe për Britaninë?". Kësaj pyetjeje Smith ju përgjigj duke deklaruar se ajo nuk besonte në mundësinë e krijimit të një sistemi emigrator, të besueshëm për njerëzit dhe të aftë të shmangë paragjykimet kundër emigrantëve. Po kështu, Smith tha se komponenti "investitorë" i Kategorisë së Kolonës 1 do t`i mundësonte njerëzve, si Bill Geitsi të jepnin ndihmesë të vyer për MB. Përsa i takon babait të Obamasë, Smithi nuk bëri asnjë koment. Gazetari Legraine, po kështu kritikoi sistemin e Kolonës 2, veçanërisht rolin e Komitetit Këshillimor të Migrimit. "Lidhur me Kolonën 2, si vallë mund të presësh që një komitet i burrave të urtë të vendosin se ku ka mangësi në ekonomi, për të mos thënë se kur dhe ku do të përvijoheshin ato në të ardhnmen. Ky planifikim i fuqisë punëtore vdiq së bashku me Bashkimin Sovjetik. Nëse këtë e mendoni si ide të madhe, përse vallë nuk e zbatoni mes trevave të Britanisë", ishte pyetja e tij. Smith u pëgjigj se kishte arsye për të besuar se ekonomistët dhe të tjerë mund të përcaktojnë mangësitë në tregun e punës, duke u bazuar në të dhënat ekzistuese. Ajo tha se ky qëndrim nuk "ishte planifikim i centralizuar", por "një qëndrim i sofistikuar", duke e shfrytëzuar Komitetin për të përcaktuar se "cilat do të ishin fushat ku emigrimi, ndjeshëm dhe qartë do të sillte përfitime". Legraine po kështu shprehu shqetësimet e tij mbi planet e qeverisë për t`i kërkuar karta identiteti të gjithë shtetasve të huaj, që jetojnë në Britani. "Së fundi, por vetëm nga radha dhe jo rëndësia, si mund të përcaktoni njerëzit se cilët janë këta të huaj? A nuk do t`i shtynte kjo njerëzit që ndodh të kërkojnë, p.sh. persona jo të bardhë të frenohen dhe të kërkojnë që të provojnë se janë britanikë, pra nuk kanë nevojë të mbajnë të tilla karta. Si do të propozonit që të ndalet ky diskriminim?". Në një përgjigje, që ngjalli disa buzëqeshje cinike tek pjesëmarrësit, Smith deklaroi se qeveria ka në plan "të shtrijë sistemin e kartave të identitetit jo vetëm dhe thjesht për shtetasit e huaj..diçka për të cilën, tashmë jemi zotuar ta kryejmë Ledina Çelo martohet me një anglez për dokumente. Një lajm bombë apo thashethem? Kjo është e reja më e fundit mbi këngëtaren e njohur të skenës shqiptare, e cila prej disa kohësh jeton në Angli. Burime të sigurta të Bluetoothe kanë konfirmuar si lajm informacionin rreth martesës së këngëtares, e cila ka dashur ta ruajë të fshehtë këtë fakt. Ndërkaq, pas një kontakti me telefon, këngëtarja nuk është se e ka mohuar pyetjen e “Bluetooth”, por ka mbyllur telefonin duke kërkuar të mos e shqetësonim. Ledina Çelo është përfshirë në një martesë fals me një person me nënshtetësi britanike për ta pasur të lehtë vazhdimin e qëndrimit të saj në Angli pas ndarjes me ish-të dashurin që banonte në Londër. Kohët e fundit Ledina qëndron në Angli, duke marrë pjesë në aktivitete dhe konkurse të shumta të organizuara atje dhe që padyshim vijnë si një përzgjedhje e saj për të ecur edhe më lart në karrierë. Në mënyrë ekskluzive, ne ju rrëfejmë këtë martesë sekrete e cila do të habisë paksa fansat e saj, edhe pse këta të fundit e kuptojnë plotësisht këtë zgjedhje të detyrueshme që ka bërë këngëtarja. Artistja, që për hir të së vërtetës radhitet në elitën më të mirë të këngëtarëve shqiptarë, ia ka rrëfyer këtë një miku të saj, i cili dëshiron të mbetet anonim. Ka qenë një ambient I ngushtë miqsh që bëri Ledinën të flasërreth vetes dhe jetës së saj private, teksa për herë të pare rrëfente një gjë të tillë. Të paktë janë ata persona të cilët deri më sot kanë ditur këtë martesë false, vetëm e vetëm për të fituar shtetësinë britanike. Njëri prej miqve të saj që konfirmon këtë informacion për “Bluetooth”, tregon se ishte habitur së tepërmi kur kishte dëgjuar këngëtaren të fliste rreth kësaj martese. “Kur po bisedonim me Ledinën rreth problemeve të dokumenteve në Angli, ajo me menefregizmin dhe mendjemadhësinë që e karakterizon u shpreh se për vete ishte rehat, duke qeshur e shtuar se ishte martuar për punën e letrave me një person me nënshtetësi britanike. Por nuk e ka zgjatur më tej këtë bisedë, duke mos dhënë asnjë të dhënë rreth personit që ka pranuar ta kryejë një veprim të tillë të jashtëligjshëm”, - shprehet miku I këngëtares, që siç theksuam edhe më lart preferon të mbetet anonim. Sipas tij, ka dy mundësi: Ose personi i martuar me këngëtaren të jetë qytetar britanik, ose ndonjë shqiptar që ka fituar qytetarinë britanike. Sipas ligjit britanik, martesa të tilla të jashtëligjshme gjobiten me nga 5 deri në 7 mijë stërlina. Më tej ai ka sqaruar se martesa mund të ketë ndodhur disa vite më parë, kur Ledina ishte e lumtur në krahët e të dashurit të saj, Redit me origjinë nga Tirana, por që prej 12 vitesh jeton në lagjen “Çelsi”, që njihet si zona e më të pasurve në Londër. Nëse autoritetet britanike vërtetojnë që Çelo është e përfshirë në një “Sham Marriage” (Martesë jo legjitime), siç njihen në Britaninë e Madhe, ajo rrezikon të penalizohet. Ndërkaq, të shumtë janë zërat dhe thashethemet që qarkullojnë korridoreve në Akademinë e Arteve, ku duket se kjo martesë nuk qenka kaq e fshehur. “Bluetooth” pyeti dhe në akademi, dhe shumica e dinin fare mirë martesën e saj. Gjithsesi, këngëtarja vetë e kontaktuar nga ne. nuk është se e mohoi kur e pyetëm, por thjesht na tha që s’kishim pse e shqetësonim duke na mbyllur telefonin. Fenomeni i të tilla martesave mësohet se është shumë i përhapur në Britaninë e Madhe dhe kryhet nga ata të huaj që nuk kanë leje qëndrimi. Mesa duket kësaj zgjedhjeje nuk ka mbetur pa i shpëtuar këngëtarja që preku Eurovizionin, e cila pas ndarjes me të dashurin vendosi mos të largohet nga Londra. Në intervista të shumta të dhënë për media të ndryshme në Tiranë, Ledina është shprehur se në Angli po merr kurse private për aktrim dhe vallëzim. Ledina në fakt ka tentuar të jetë pjesë e një spektakli vallëzimi në BBC, por për fat të keq nuk ka mundur të kualifikohet.
Audicioni në Londër
Ledina Çelo arriti t’i tregojë publikut dhe fansave aventurën e saj londineze. Disa kohë më parë ajo mundi të sigurojë një kontratë për reklamim in e veshjeve të brendshme dhe tentoi të bënte diçka ndryshe. E fokusuar tek kënga, videoklipet paksa të nxehtë, temë dite në faqet e gazetave me lajme rozë në Tiranë, Ledina arriti të krijonte diçka ndryshe. Emigrantët shqiptarë u befasuan kur në valët e BBC, gjatë fundjavës panë këngëtaren në një audicion të konkursit “DanceX”. Ishte një reality show në të cilin merrnin pjesë shumë konkurrentë, nga ku përzgjidheshin gjashtë më të mirët, të cilët më pas do të gëzonin të drejtën e formimit të një grupi vallëzimi të quajtur “Dance Super Group”. Shqiptarja që preku Eurovizionin tre vjet më parë ka mundur të kualifikohet në njëzet më të mirët në këtë konkurrim, ku morën pjesë dy mijë vetë. Që në fillim ajo ka habitur producentët e këtij reality show shumë të ndjekur, kur tha se origjina e saj ishte Shqipëria. Vlerësimet kanë qenë nga më maksimalet, në radhë të parë për vokalin, e më pas si balerinë.
Si gjithmonë konfidente në skenë, Ledina në këtë audicion kërceu përpara një jurie e përbërë nga Arline Philips dhe Bruno Tonioli. Ky i fundit i dha asaj pikët maksimale në vallëzimin e stilit të lirë. Ndërsa interpretimi i një koreografie të përzgjedhur, një kërcim tepër strikt, ka qenë prova të cilën ajo nuk ka mundur të kalojë. Kjo eksperiencë e re e Ledinës në BBC nuk ka kaluar pa u vënë re nga producentët britanikë të shfaqjeve muzikale. Gjatë marrjes pjesë>>
në provat e “DanceX”, këngëtarja është takuar me shumë persona të interesuar të bashkëpunojnë me të në produksione të ndryshme

Lajm i mirë për rastet e vjetra të azilkërkuesve - Martesa në MB: Ndërrimi i rregullaveLajm i mirë për rastet e vjetra të azilkërkuesve Me 20 qershor 2007 Gjyqi i Apeleve vendosi se Home Office-i në vitin 2001 ka përdorur një politikë të paligjshme duke u vonuar në prurjen e vendimeve në lidhje me aplikimet e vjetra për azil me qëllim që t’i arrijnë caqet e zgjidhjeve të aplikimeve të reja. Si rezultat i kësaj vonese, Home Office-i ka dështuar të aplikoj politikat favorizuese që njihnin situatat në shtetet specifike në kohë të caktuara. Kur kishte ardhur koha që të bihej vendim për rastet e vjetra Home Office-i i kishte tërhequr këto politika. Rasti i veçantë kishte të bëjë me një person me prejardhje nga Afganistani i cili do të kishte fituar statusin e refugjatit, në harmoni me politikën e Home Office-it për këtë vend, nëse vendimi për rastin e tij do të ishte marrë me kohë. Vendimi i Gjyqit të Apeleve veçanërisht do t’i ndihmoj azilkërkuesit me prejardhje nga Kosova, Afganistani, Iraku, Sierra Leone etj për të cilat vende politika të ngjashme favorizuese ekzistonin në kohë të caktuara. Ky vendim nuk është i limituar vetëm për njerëzit që kanë kërkuar azil para vitit 2001. Çdo kush që mendon se mund të jenë prekur nga ky vendim duhet të kërkoj këshillim ligjor pa vonesë. Martesa në MB: Ndërrimi i rregullaveDeri më tash çdo njeri që nuk e kishte statusin e rregulluar në Britani dhe që kishte plan të martohej me shtetas britanik kërkohej që të aplikonte për Certifikatën e Aprovimit (Certificate of Approval – CoA) në Home Office. Me 23 maj 2007 Gjyqi i Apeleve deklaroi se skema CoA është e paligjshme sepse diskriminon në favor të aplikuesve të cilët janë martuar në Kishën Anglikane sepse atyre nuk i është kërkuar që të aplikojnë për leje që të martohen. Ky vendimi i Gjyqit të Apeleve ka mundësinë t’i ndihmoj atyre të cilët kishin lejeqëndrim të kufizuar por nuk i plotësonin kushtet e skemës së mëparshme. Ky vendim mund t’i ndihmoj veçanërisht ata individualë të cilët ende kanë ndonjë lloj lejeqëndrimi të përkohshëm në MB, kurse të tjerët përfshi këtu edhe azilkërkuesit dhe ata pa ndonjë lejeqëndrim duhet kërkuar këshillim ligjor. Home Office-i mund të apeloj kundër këtij vendimi kështu që çështjet ligjore të kësaj lënde ende nuk kanë përfunduar Ora 20 56 Sapo ka perfunduar votimi dhe Komisioni i numerimit te votave
Ora 20:38 Brace: Topi produkt pazaresh politike
Shume i ashper ne fjalen e tij ka qene deputeti socialist Erion Brace lidhur me pranine e deputeteve socialiste ne sallen e Parlamentit per te marre pjese ne votimin e Presidentit, duke thyer keshtu vendimin e PS-se per ta braktisur kete votim. Ne nje lidhje telefonike me studion e lajmeve te News24, Brace tha se ky nuk eshte produkt politikanesh por produkt tregtaresh. “Loja eshte e qarte keta deputete te blere qe u bene pjese e politikes se maxhorances, vijne ne Kuvend per te votuar Bamir Topin. Pra Topi eshte nje kandidat qe po del nga nje pazar i ndyre dhe ky eshte qameti. Jam i bindur qe keta njerez nuk kane vullnet te vijne ne parlament dhe te votojne. Ky nuk eshte produkt politikanesh. Ky eshte produkt tregtaresh eshte produkt i asaj politike qe nuk duhet ta shporrim”, u prononcua Brace
Ora 20:10
Nis votimi i katert
Ka nisur procedura e votimit ne kete raund te katert per Presidentin. Nderkaq, ka shkuar ne 7 numri I deputeteve te opozites qe kane thyer vendimin e opozites dhe u jane bashkuar deputeteve te tjere, per pjesemarrje ne votimin e Presidentit. Gjashte prej ketyre deputeteve jane pasues te Fatos Nanos, qe tashme ka dale nga gara. Deputetet e pranishem jane: Taulant Dedja, Durim Hushi, Bukurosh Stafa, Hamit Kosta, Paulin Stërkaj, Durim Lamaj (qe ka deklaruar hapur voten e tij per Bamir Topin) dhe Besnik Dervishi ky I fundit eshte I pranishem si kryetar I Komisionit te numerimit te votave, ne vend te Pirro Lutaj
Ora 19:48 Hapet seanca per raundin e katert te votimit
Ka nisur Seanca per votimin e katert per Presidentin. Ne salle jane te pranishem edhe 3 deputete te Partise Socialiste
Ora 19:40 Pritet te nise Seanca e poscme per votimin e Presidentit
Ndonese ka kaluar mese gjysme ore nga koha kur duhej te niste seanca e posacme ne Kuvendin e Shqiperise per votimin e katert per Presidentin e ri te vendit, ende Parlamenti nuk eshte mbledhur, nderkohe qe ne salle vazhdojne te hyjne deputetet, nder te cilet eshte edhe I pari deputet I PS-se, pikerisht Taulant Dedja. I pyetur nga gazetarja ne terren e News24, Klara Dervishi, Dedja, I pari socialist qe thyen vendimin e PS-se per te mos marre pjese ne votim pa terheqjen e Topit, e ka argumentuar pranine e tij ne Kuvend si nje respekt ndaj Kushtetutes pas thirrjes qe kandidati per President Neritan Ceka u ka bere deputeteve. “Partia Socialiste nuk ka te ngritur ne kembe asnje strukture ndermarrese dhe une iu pergjigja thirrjes se zotit Ceka per te marre pjese ne raundin e sotem te votimit, pra te zbatoj kushtetuten”, tha Dedja per News24. Ndersa kreu I PBDNJ-se Vangjel Dule, ka shprehur shqetesimin se nese seanca e sotme nuk zgjedh presidentin, atehere zhvillimet politike do te hynin ne nje amulli dhe me teper sesa ne zgjedhjen e nje Presidenti, do ta afronin vendin ne zgjedhjet e parakohshme. Me kete rast, Dule I ka bere thirrje cdo politikani qe me ndergjegjje dhe moral te jete I pranishem ne sallen e kuvendit dhe te hedhe voten per kreun e ardhshem te shtetit, ne menyre qe te shmangen zgjedhjet e parakohshme. Dule ka vleresuar edhe pranine e zotit Dedja ne raundin e sotemOra 19:43 Sot votimi i katert per Presidentin
Deputetet e kuvendit do te votojne kete pasdite per here te katert per presidentin e ri te vendit duke zgjedhur mes Bamir Topit dhe Neritan Cekes. 4 dite perpara skadimit te afatit kushtetues per kete proces po diskutohen skenare te mundshem per zgjidhjen e krizes. Kryeministri Berisha ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se i ka siguruar deputetet se sot ne mbremje Bamir Topi do te zgjidhet president. Burime prane grupit bejne te ditur se sipas kryeministrit, e djathta ka 82 vota te plota, nderkohe qe votat e mbetura per te arritur korumin e fitores do te arrihen nepermjet disa deputeteve te majte. Ndonese nuk eshte konfirmuar zyrtarisht, e djathta eshte mese e sigurt se mesnata e sotme do ta gjeje president Bamir Topin. Ndoshta jo rastesisht, nderkohe nje skenar I tille eshte paralajmeruar nga deputeti I PDK-se, Nikolle Lesi. Por kandidati Nertian Ceka dhe deputeti tjeter I PAD-se, Pirro Lutaj refuzojne kategorikisht shitjen e votes se tyre ne kembim te nje posti ne qeveri nderkohe qe paralajmeron skenarin e se djathtes per te blere vota brenda opozites. "PAD eshte futur ne procesin per zgjedhjen e Presidentit, qe kandidatura e Neritan Cekes te perfundoje ne karrigen e Presidentit te Republikes. Angazhimi i z. Ceka ne kete proces eshte vetem per pozicionin e Presidentit te Republikes, dhe çdo hamendesim tjeter se votat e PAD do te kompensohen me funksione te tjera ne qeveri dhe jashte qeverie, jane absurditete, qe nuk qarkullojne brenda PAD". Pak ore perpara seances, opozita nuk leviz nga qendrimi per te mos marre pjese ne votim, LSI siguron se kjo nuk do te ndodhe nese nuk do te terhiqet Bamir TopiShoqatata e gazetareve ne Shqiperi kane reaguar sot ndaj nje gjobe prej 12 milione eurosh i kane vene kanalit televiziv te njohur Top Channel
G
azetare, analiste, botues dhe perfaqesues te shoqatave te gazetareve ne Shqiperi kane reaguar sot ndaj nje gjobe prej 12 milione eurosh i kane vene kanalit televiziv Top Channel. Ne kete deklarate thuhet: Ne, gazetare, analiste, botues dhe perfaqesues te shoqatave te gazetareve ne Shqiperi, te shqetesuar fort per situaten e fundit ne te cilen ndodhet liria e medias ne Shqiperi, pas pershkallezimit te presionit ekonomik te qeverise mbi mediat, duam te rrisim ndjeshmerine e opinionit publik vendas dhe nderkombetar, rreth pas nje akti te paprecedent dhe jashte cdo logjike te organeve tatimore: nje gjobe me vlere 12 milione euro per kanalin televiziv TOP CHANNEL. Ne solidarizohemi me koleget tane te TOP CHANNEL, per te kundershtuar fuqimisht nje akt te tille, duke e interpretuar ate qartazi jo vetem si nje akt absurd te administrates tatimore, por duke konstatuar me keqardhjes se ky veprim apo kjo menyre te vepruari, pas nje serie veprimesh te tjera kunder ketij kanali, eshte nje rrezik dhe goditje per te gjithe median shqiptare ne teresi. Eshte nje kercenim per ata qe ndermarrim inverstime ne media, eshte nje kercenim i lirise se shprehjes per te gjithe komunitetin e gazetareve, analisteve, krijuesve te mediave shqiptare, te cilet jane direkt te ekspozuar ndaj presionit ekonomik te qeverise, ne castin qe mediat ku ato punojne jane te rrezikuara ekonomikisht nga veprimi arbitrar i qeverise dhe administrates se saj. Ne, besojme se nje menyre te tille te sjelluri e qeverise permes organeve tatimore ndaj medias, te tilla shifra gjobash, te cilat jane te pakonceptueshme per cdo gjykim rracional rreth situates se cfaredolloj binzesi ne Shqiperi, aq me teper kur behet fjale per nje sipermarrje tejet te veshtire dhe specifike sic eshte ajo e medias, jane nje kercenim direkt ndaj lirise se shprehjes ne Shqiperi. Nga ana tjeter duke vleresuar gjithaq rendesine e jashtezakonshme te lirise se medias ne nje shoqeri demokratike ne themi se i njejti kercenim i kanoset lirive demokratike ne kete vend. Ne, shume te interesuar per vendosjen e ligjit dhe rregullit ne kete vend, mendojme po ashtu, se nen pektun e te ketyre fushatave, jane duke u ndermarre akte te tilla, si rasti i fundit i gjobes 12 milione euro mbi nje prej kanaleve me te medha televiziv ne vend, kemi te bejme me nje instumentalizim nga ana e qeverise te organeve tatimore, kunder sipermarrjes se medias se lire ne kete vend. Fakti qe ky akt i fundit, drejtohet kunder nje sipermarrjeje mediatike, e cila ka qene kritike apo oponente ndaj qeverise, ne ushtrim te lirise se shtypit dhe informimit, na ben te besojme qe jo vendosja e ligjit, por goditja e mediave kritike apo nenshtrimi i tyre jane ne baze te ketyre akteve sa absurde sa dhe rrezikshme. Ne gjykojme se presioni ekonomik dhe goditja e mediave ne pjesen e tyre ekonomike, eshte sot, pas 17 vjetesh demokraci dhe pasi jane bere te paefektshme format e tjera te presionit mbi shtypin e lire, forma kryesore se si nje qeveri mund te beje presion mbi median, sesi mund te godase ne thelb lirine e medias. Ne kerkojme anullimin e menjehershem te kesaj gjobe, ashtu si dhe nderprerjen e te tilla akteve arbitrare fund e krye dhe shtrimin e nje fryme dialogu dhe bashkepunimi mes qeverise dhe medias per te forcuar lirine e shtypit, per te garantuar me tej te gjithe kuadrin formal ligjor te ekzistences dhe veprimit te mediave shqiptare. Ne ftojme te solidarizohen me ne ne kete peticiont te gjitha ata qe ndjajne me ne shqetesimin tone rreth situates se krijuar Pentagramet e një shqiptari luhen në kishën 900-vjeçare Interpretim mjeshtëror nga instrumentistë t e Akademisë Mbretërore, i veprave të kompozitorit Thoma Simaku Nga Londra Muhamed Veliu Dy nga veprat e kompozuara nga Thoma Simaku janë luajtur në kishën "St Bartholomew the Great" më e vjetra e Londrës. Ka qenë kuarteti i njohur britanik "Kreutzer Quartet", i cili për dy orë gjatë fundjavës, mjeshtërisht ka luajtur veprat e kompozitorit shqiptar. Këtë koncert, i cili u ndoq nga dashamirësit shqiptarë dhe britanikë të Simakut ata e hapën me pjesën e quajtur "Voci Celesti String Quatet", kompozuar në vitin 2005. Më pas, instrumentistë t e këtij kuarteti kanë vijuar me një kompozim të vitit 2003 i titulluar "Radius String Quartet". Quateti "Kreutzer" ka krijuar një reputacion të gjerë në Evropë për mënyrën dinamike të interpretuarit. Ata janë fitues të disa çmimeve. Po ky kuartet, në bashkëpunim më kompaninë "Naxos" janë duke incizuar në CD me kompozimet më të mira të Thoma Simakut. Është hera e parë që veprat e një kompozitori shqiptar luhen në këtë kishë e ndërtuar në vitin 1123. Gjatë të gjithë periudhës së emigrimit nga Shqipëria në Angli, karriera e Simakut ka shënuar vetëm sukses duke fituar çdo vit çmime prestigjioze në konkurse ndërkombëtare në të gjithë botën. "Ishte një natë e veçantë për mua, pasi ishte hera e parë që këto vepra luheshin në një kishë me kaq emër sa kjo e "St Bartholomew the Great" tha për "Shqip" Thoma Simaku, pas përfundimit të koncertit. "Këto vepra janë luajtur edhe në vende të tjera. Por kjo ishte një premierë britanike nga e cila u kënaqa shumë, pasi si kompozitor bashkëkohor pata rastin të dëgjoj veprat e mia të interpretuara kaq bukur nga ky kuartet me shumë reputacion. Është kënaqësi të punosh me këta instrumentistë që janë pedagogë në "Akademinë Mbretërore të Londrës". Për sa i përket ambientit ku u luajtën veprat e tij, Simaku tha se "Nuk do ta kisha imagjinuar një ambient më të mirë në Londër. Me këto dy vepra po mundohem të bëj një ndërthurje të aspekteve moderne me ato antike të shprehjes muzikore. Ishte një koincidencë e bukur që premiera londineze u dha në një kishë e cila është 900-vjeçare". Pikërisht në këtë kishë është xhiruar një skenë e filmit "Katër martesa dhe një funeral", si dhe filmi "Madame Bavari" prodhim i BBC-së. Edhe ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar është larguar me përshtypjet më të mira nga kjo natë artistike në zemër të Londrës me protagonist kompozitorin Simaku. Ai tha: "Është me të vërtetë një arritje. Performanca e kuartetit bëri që vepra të dilte më tepër në pah. Pjesëmarrja dhe interesi i atyre që morën pjesë tregoi vlerat e koncertit. Jam i kënaqur që profesor Simaku deputoi në Londër me dy vepra të rëndësishme që vlerësohen nga muzikantët britanikë". Më tej, Robo e ka cilësuar këtë koncert si një tjetër arritje të shqiptarëve në Britaninë e Madhe, të cilët dita-ditës po promovojnë anën tjetër të medaljes pikërisht imazhin pozitiv të shqiptarëve. "Ky koncert i profesor Simakut është treguesi më i qartë se komuniteti shqiptar ka se çfarë t`i ofrojë shoqërisë britanike. Ky nuk është një rast i shkëputur". Kompozitori shqiptar nga Kosova me banim në Londër, Akil Koçi, u shpreh se ai ka një kohë të gjatë që ndjek krijimtarinë e kolegut Thoma Simaku. "Mund të them se ai është i vetmi kompozitor shqiptar që ekzekutohet për momentin në Evropë dhe më gjerë. Kjo do të thotë se ai kompozon vepra me kualitet. Në këto vepra hasim forma të reja të muzikës avangarde evropiane. Megjithatë, ai përdor perlat e muzikës shqiptare si bazë të këtyre krijimeve". Një vit më parë, Thoma Simaku ka fituar çmim nderi në konkursin ndërkombëtar "Personalitete Muzikore 2006", i organizuar nga shoqata "Alexander Tansman për Promovimin e Kulturës", nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës të Polonisë. Vepra e tij e re `arc-en-ciel` koncert për violonçel dhe orkestër ishte një nga pjesët e zgjedhura nga juria ndërkombëtare prej 401 kompozitorëve nga 51 vende që morën pjesë në konkursJorgen Çetaj, kampion Evrope Boksieri shqiptar shkëlqen në kampionatin evropian të kadetëve Nga Londra Muhamed Veliu Jorgen Çetaj e mban fjalën. Bën realitet deklaratën e tij për "Shqip" se do të kthehej në Angli nga kampionati evropian i të rinjve me titullin e kampionit të Evropës. Ashtu ka ndodhur. Boksieri Çetaj është kurorëzuar kampion Evrope për kadetë në peshën 75 kilogramë gjatë këtij kampionati të zhvilluar në Sardenjë. Gjashtëmbëdhjetë vjeçari shqiptar, që stërvitet për klubin "Walcot" vetëm për një pikë ka mundur favoritin për të fituar këtë titull, italianin Xhulio Skiavon: vendimi gjyqtarëve 15-14 shpalli fitues shqiptarin premtues të dorezave. Që në raundin e dytë kur ra gongu, Çetaj ishte superior ndaj bashkëmoshatarit të tij italian, që e kuptoi se po i ikte nga duart titulli. Raundi i tretë do të fliste tërësisht për shqiptarin, i cili hidhet në sulm, duke i dhënë disa goditje të forta kundërshtarit, që nuk e lejuan atë të kundërpërgjigjej dhe të fitonte titullin e kampionit të Evropës. Gjatë një deklarate, ai tha se "të jesh kampion Evrope është me të vërtetë diçka fantastike". Më tej, Çetaj shprehet se që në fillim e mendoi se kishte mundësi të mira për të fituar këtë kompeticion, por kurrë nuk e mendonte se ky titull do të bëhej i tiji. "Kur pashë në finale se sa i madh ishte kundërshtari mendova: O Zot. Ai është më i madh se unë, kishte krahë të gjatë. Ai ishte një boksier i fortë", tregon Çetaj. "Në përfundim të raundit të dytë, trajneri im më inkurajoi të boksoj fort. Mblodha veten, duke lëshuar goditje drejt kundërshtarit. Edhe ai nuk qëndroi pasiv. Mora dy goditje të forta në fund dhe kjo ishte e gjitha që ai mund të bënte. Ishte një duel i vështirë, jam i lumtur që e menaxhova situatën duke dalë fitimtar". Brenda katër muajve Çetaj është shpallur kampion i Anglisë në Londër, më pas ai do të fitonte kompeticionin "Boks për katër shtete", ku u shpall kampion i Britanisë. Së fundmi, erdhi edhe triumfi si kampion i Evropës

Radio Shoqeria, radio që bashkon shqiptarët e AnglisëRadio Shoqeria, radio që bashkon shqiptarët e Anglisë Mirembrema te nderuar dëgjues. Ju flet radio shoqëria" Sa shume enderruan qe keto fjale te dilnin jashte asaj studio te thjeshte, dhe ky ze te transmetohej te te gjithe dëgjuesit. Kur menduan te hapnin nje radio ne Angli, qofte kjo edhe online, ata ishin te bindur se ky do te ishte sherbimi me i mire qe mund te ofronin per komunitetin. Dritan Bajrami prej kohesh e bluante kete ide, derisa takoi edhe dy "mjeshterit" pa te cilet nuk do te behej i mundur realizimi i këtij projekti. Marko dhe Altini u treguan te gatshem per te ndihmuar ne kete drejtim dhe pas nje pune te madhe ne mars te këtij viti u degjua online. Ata provuan edicionin e pare dhe suksesi ishte i garantuar. Dritani thote se e shqetësonte mungesa e komunikimit brenda-shqiptar ketu ne Angli. Ai kujton yahoo-grupet e para e me pas projektin serioz te forumit shoqëria. Por jo gjithçka do te mbaronte ketu. Enderra per nje radio se paku online nuk e linte te "rehatohej" vetem tek forumi. Keshtu qe duhej bere dicka. Ndersa Altini thote se ne komunitetin Shqiptar ketu ne Mbreterine e Bashkuar mungon organizimi, apo shpeshherë edhe bashkëpunimi per te bere aktivitet te ndryshme ku te vazhdoje te ndihet prezenca e kultures se vendit tone. Rolin kryesor per te arritur nje gje te tille e luan komunikimi. Keshtu qe per te bere sa me te lehte komunikimin midis bashkeatdhetareve ketu MB ne vendosem te krijojme nje radio. Ndersa per Markon ky eshte nje eksperience e re pas punes se bere per dizajnimet e ueb-eve te shoqatave, si dhe te ueb-it te gazetes sone. Keshtu ata nuk u mjaftuan vetem me fjalen. Pervec komunikimit, nuk mund te linin pas dore edhe muziken, lajmet, emisionet etj. "Ne mundohemi tju sjellim te gjithe shqiptareve ne MB dhe diaspore te rejat e fundit nga shqiperia, pra me pak fjale qellimi i kesaj radio eshte per te krijuar nje ure lidhese midis shqiperise dhe diaspores" shprehen ata. Radio shoqëria eshte nder radiot e vetme shqiptare qe ka arritur te jete live ne linje 24 ore ne dite dhe 7 dite ne jave qe nga dita e pare e hapjes. Gjithashtu perberja e stafit te radios tone eshte paksa e vecante. Pjestaret e stafit jane shume te telentuar ne shume fusha te ndryshme duke filluar nga teknologjia deri tek arti dhe sporti. Duke qene se kjo radio momentalisht nuk sponsorizohet mendojme qe arritja qe kemi bere edhe progresi qe po bejme eshte dicka shume e vecante thote Altini. Promovimi i vlerave me te mira shqiptare ne Mb mbetet objektiv i tyre. Konkurset ne radio duket se ishin tendenca e pare drejt klasifikimit te HIT-eve te muzikes shqiptare qe "prodhohet" ketu ne MB. Kujtojme se jane shume grupe te reja muzikore shqiptare ne Angli qe jane promovuar nga kjo radio. Stafi i radios eshte përkujdesur per ta. Deri tani kane bere disa aktivitete ne forme mbremjeje edhe kane qene shume te sukseshme. Por radio online nuk arrin komunikimin e deshirueshem. Megjithese ne baze te disa statistikave numri i shqiptareve ne Angli qe perdorin internetin eshte vertet i kenaqshem, perseri nuk mund te arrihet komunikimi sic ndodh me radion me vale. Dhe ata kane paraqitur kerkesen per radio me vale FM dhe presin... shohin cdo mundesi per kete dhe natyrisht pergatiten qe radioja e tyre qe e quajne radio e shqiptareve ne MB do te degjohet jo vetem online

)(